Mëngjesi i 26 nëntorit të 2019-ës, shënon një përvjetor të dhembshur e plotë lot e rënkime, derisa tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë, më saktësisht fshatin Thumanën në Durrës.
Tërmet ky që për pak sekonda shënoi një prej ngjarjeve më të rënda që Shqipëria përjetoi nga fatkeqësitë natyrore.
Nga ky tërmet i fuqishëm humbën jetë 51 persona, u lënduan 913 të tjerë e po ashtu u prekën edhe plotë 202 mijë persona në disa bashki.
Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga “Livoçi i Epërm” Gjilanit, Shemsedin e Isa Abazi të cilët humbën jetën tragjikisht nënë gërmadhat e njërit nga hotelet që u shembe atë ditë.
Një vit më parë gjithçka aty u rrënua. Thumana u kthye në një vend “fantazmë”.
Ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie ishin pamjet që mund t’i kapte syri nga kjo tragjedi.
Tenda të shumta u vendosën përreth që të paktën të moshuar e fëmijë të strehoheshin aty.
Nënë rrënojat e pallateve njerëzit luftonin mes jetës e vdekjes, ndërkohë të tjerëve iu duhej të përballeshin edhe me panikun që shkaktonin post-lëkundjet.
Solidariteti i vëllezërve, fqinjëve dhe miqve nuk mungoi. Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera sollën në Shqipëri ekipe të kërkim-shpëtimit që për ditë me radhë kërkuan nën rrënoja për trupat e viktimave.
Durrësi dhe Tirana ishin dy prej bashkive më të mëdha që patën pasoja të rënda, por jo më pak edhe në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës.