Sot bëhen 15 vjet nga vdekja e dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, përcjell KosovaPost.
Në kujtim të tyre, Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës do të organizojë disa aktivitete.
Në orën 10:00 do të bëhen homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, ndërsa në orën 12:00 tek varri i Mon Balajt në Besianë.
Ndërkohë, në orën 13:00 do të ketë homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në bulevardin “Nënë Tereza”.
Më 10 shkurt 2007, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetën të vdekur pasi u qëlluan me plumba goma nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.