Sot bëhen 35 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Metush Krasniqi, ish-i burgosur politik dhe figurë e ndritur kombëtare, shkruan KosovaPost.
Metush Krasniqi, ishte një veprimtar i pathyeshëm dhe asnjëherë nuk u ndal për ta parë Kosovën e lirë e të pavarur.
Ai nuk u dorëzua asnjëherë, as kur kishte i burgosur politik sa e sa herë, vetëm pse luftoi për lirinë dhe çështjen kombëtare.
Veprimtari i çështjes kombëtare Metush Krasniqit, mbetet frymëzim për brezat e rinj që të mbajnë në mend figurën dhe veprën e Metush Krasniqit, i cili së bashku me shokët e tij, punoi e vuajti aq shumë që ta shoh të lirë vendin e tij, por fatkeqësisht nuk arriti të shoh lirinë e Kosovës.
Metush Krasniqi ka lind më 19.08.1927 në fshatin Dajkoc, Komuna e Dardanës (ish Kamenicës)!, ishte pjesë aktive e të gjitha zhvillimeve ilegale për çështjen kombëtare dhe lirinë e vendit. Ai ishte burgosur sa e sa herë përshkak të idealit për lirinë e popullit të tij.
Kështu, në moshë të re Metush Krasniqi, kishte përjetuar ftohtësinë, drithërimat e burgjeve të ish sitemit komunist, vetëm pse ishte i pathyeshëm në ideologjinë e tij.
Për herë të parë, veprimtari Krasniqi ishte burgosur në Lubjanë në pranverë të vitit 1947, sa ishte në shërbim Ushtarak.
Ishte burgosur edhe para nxënësve të Shkollës Normale ku edhe ishte duke i ndjekur mësimet. E burgosën sepse shkoi ta mbaronte Shkollën Normale pa e pyetur Pushtetin!
Për herë të tretë Metushi ishte burgosur më 1956, gjatë aksionit të armëve ku edhe e dënojnë me 60 ditë burg efektiv! Ky dënim iu shqiptua për mos dorëzimin e armëve dhe e akuzonin se po bënë propaganda kundër rendit Kushtetues të Jugosllavisë si dhe iu zunë disa shkrime me Planë Programe Shkollore në Gjuhën shqipe që ishin të ndaluara sipas pushtetit! Në këtë Kohë ishte Drejtor i Shkollës Fillore në fshatin Rogaçicë!
Vrasjet dhe burgosjet e Shqiptarëve pas vitit 1945 dhe dalja në skenën politike, Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare, dhe burgosjet e pushkatimet e krerëve të saj, nuk e lanë kurrë të qetë Metush Krasniqin
Për herë të katërt e burgosin më 03.11.1958 e ngritën Aktakuzën dhe i nxorën para Trupit Gjykues në Gjyqin e Qarkut në Gjilan më 01- 07 mars të vitit 1959.
Veprimtaria e politikës Kombëtare e Metush Krasniqit dhe shokëve të tij nga propaganda e Beogradit trajtohej si vepër penale kundër shtetit, dhe akuzoheshin si: nacionalistë, irredentistë, terroristë….Nacionalistët dhe irredentistët shqiptarë të grupit ilegal të Metush Krasniqit, shkruante shtypi i asaj kohe, përmes luftës së armatosur e dhunës kanë planifikuar shkëputjen e Kosovës nga Serbia-Jugosllavia dhe, bashkimin e saj me Shqipërinë”. Kjo ishte propaganda thelbësore për akuza sa më të rënda dhe të dënohen sa më parë me dënime të rënda këta armiq të fundit në serbi dhe në jugosllavi! A do të jenë armiqtë e fundit vallë?
Trupi gjykues mbeti i shtangur, duke e dëgjuar Metush Krasniqin, atë kohë:
‘Vërtet kam shkruar për masakrat e gjenocidin ndaj popullit shqiptar të cilin e ka shkaktuar shteti jugosllavë, pra, kam shkruar dhe do të shkruaj gjeri sa t’i realizojmë kërkesat tona. Nuk mund të quhet krim nëse lufton për çlirimin e popullit tuaj dhe atdheut. Nuk është krim nëse e pengon shpërnguljen e popullit tuaj dhe e pengon kolonizimin me serb e të tjerë! Mund të më quani nacionalist dhe irredentist, por, un, ndihem krenar sepse, ju nuk mund të më dënoni për krimet që i ka bërë shteti jugosllavë ndaj shqiptarëve prej nëntorit të vitit 1944 e gjeri në aksionin e armëve më 1955/56 dhe torturat që i’a kanë shkaktuar popullit shqiptar, ju mund të më dënoni mirëpo, Drejtësia është në anën time dhe shokëve të mi. Nëse sadopak kam thënë të pavërteta atëherë unë, bartë përgjegjësi. Nëse mund të më bindni se Sahit Zubakun nuk e kanë varur, policët dhe UDB-a atëherë, do të isha i lumtur sikur të dilte e kundërta se Sahiti është i gjallë’, ishte deklaruar para trupit gjykues Metushi.
Krejt në fund me përgjegjësi deklaroj se; edhe nga kjo gjykatë e thërrasë popullin shqiptarë që të organizohemi dhe ta luftojmë këtë pushtet i cili i vret qytetarët e vet, deri sa të jam gjallë do të punoj për Çlirimin e Trojeve Shqiptare dhe Bashkimin me Shqipërinë.
Në fund, më 7 mars 1959, Gjyqi i Qarkut në Gjilan dënoi Metush Krasniqi me 18 vite burg të rëndë dhe me 3 vite përkufizim të drejtave qytetare.
Ndryshe, Metushi, ishte ideolog i Demonstratave të vitit 1968, e kishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë Ismajl Dumoshin, nëpër mes të cilit takoheshin me Osman Dumoshin.
Metush Krasniqi, ishte përpjekur, me tërë qenien e tij, që energjitë atdhedashëse të të gjithë veprimtarëve, pa dallim ideje e feje, t’i shkrijë në dobi të çështjes kombëtare – për Shqipërinë.
Mjerisht për herë të gjashtë Metushin e burgosin në prill të vitit1981, pas Demonstratave gjithë popullore e mbajnë 4 muaj të Izoluar në Burgun e Gjilanit.
Pas daljes nga burgu Metush Krasniqin e shohim duke bashkëpunuar me organizatat ilegale të Kohës dhe bashkëpunimi me ta për ta arritur Qëllimin Themelor, për Themelimin e Republikës së Kosovës, por kurrsesi të mos ndalet ideja e Bashkimit të Trojeve Shqiptare me Shqipërinë!…
Pas Demonstratave të vitit 1981 i madhi, Metush Krasniqi, ka pasur kontakt me shumë individë dhe grupe të cilat punonin për Çlirimin e Kosovës. Ai nuk ishte ndalur as edhe një moment nga veprimtaria e tij kombëtare, prandaj edhe e burgosën për të shtatën herë në vitin 1985 dhe e mbajnë në burg deri më 17.6.1986. Metushin e liruan nga burgu por, familja e dërguan në spital sepse nga torturat çnjerëzore të UDB-së, ndërroi jetë më 15.10.1986 dhe është varrosur në Fshatin e Lindjes në Dajkoc me nderime të larta, i’u dha lamtumira e fundit nga bashkëveprimtarët e tij të cilët ishin jashtë burgjeve por, në burgun kolektiv të trojeve Shqiptare që ishin të robëruar nën sundimin jugosllav!
Metush Krasniqi, është i shpallur edhe HERO KOMBËTAR, prandaj, Vepra e tij do të rrojë sa Kombi Shqiptar!
Lavdi e përjetshme për Heroin, Metush Krasniqi./KosovaPost/