Nën patronatin e Vjosa Osmanit, Presidente e Republikës së Kosovës, pritet të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden.
Beau Biden, ishte i biri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), i cili pat shërbyer edhe në Kosovë.
Sipas agjendës, një fjalë rasti pritet ta mbajë Presidentja Osmani, nëpërmjet një video-mesazhi edhe Presidenti Joe Biden, si dhe Ambasadori Philip S. Kosnett.
Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale nga presidentja Osmani thuhet se medalja i ndahet të ndjerit “për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë”
Joseph Beau Biden, i cili vdiq në moshën 46 vjeçare në vitin 2015, kishte shërbyer në Kosovë si këshilltar ligjor në vitin 2001./KosovaPost/