Sot do të luhet një nga derbit më të zjarrtë në futbollin evropian, që vitet e fundit në një nuancë ka rikthyer edhe emocionet te tifozët.
Ky është derbi i qytetit të modës, Milan-Inter, apo si njihet ‘derby madonnina’, që gjatë dy sezoneve të kaluara dhuruan spektakël, pasi luftuan për titull deri në fund.
Edhe ky vit pritet të njëjtë, me dy skuadrat nga i njëjti qytet italian që do të synojnë titullin e 20-të, yllin e dytë.
Këtë sezon Interi e ka nisur pak disi më mirë se Milani, pasi ka një pikë më shumë.
Kuqezinjtë në ndeshjen e fundit ndaj Interit, në kuadër të Kupës së Italisë, kanë pësuar humbje me rezultat 3-0, derisa sa i përket në Serie A, Milani ka triumfuar me rezultat 2-1, me golat e Olivier Giroud, i cili ishte heroi i asaj ndeshjeje.
Interi pritet të ketë mungesa të konsiderueshme në sulm, pasi Romelu Lukaku do të mungojë, derisa edhe Correa është në dyshim.
Teksa te Milan, Rade Krunic do të mungojë, teksa Ante Rebic është gjithashtu në dyshim, nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, në arenën “San Siro”. /Klankosova/