Sot në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës – legjislatura e tetë.
Drejtoria për media e këtij institucioni ka publikuar rendin e ditës për këtë seancë që ka tre pika:
1.Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2.Dhënia e betimit të deputetëve,
3.Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën me ç`rast ka siguruar 58 ulëse në Kuvend.