Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 12:00.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për procesverbalet nga seancat e mëparshme, si dhe për shqyrtimin e raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020.
Këtu me poshtë keni rendin e plotë të ditës:
1.Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2.Përgatitjet për Seancë plenare:
3.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
4.Pyetjet parlamentare,
5.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
6.Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,
7.Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
8.Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave