Qytetarë të komunitetit turk në Mamushë, me organizimin e shoqatës joqeveritare “Kosova Turkleri – Insani Yardım Vakfı”, kanë bërë organizuar mbledhjen e ndihmave materiale dhe financiare për popullatën e Tükiye-s që u prek nga tërmetet vdekjeprurëse më 6 shkurt, raporton Kosova Post.
Një nga nismëtarët e fushatës për mbledhjen e ndihmave, Buyar Morina tha për Kosova Post se fushata ka nisur dje dhe sot kamioni i parë do të niset për në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, atje ku një avion i mallrave do të niset drejtë Tükiye-s në mbrëmje.
Morina tha se në koordinim me Ambasadën e Tükiye-s në Kosovë, qytetarëve u është sugjeruar që të sjellin rroba, këpucë, batanije, gjëra për fëmijë dhe gjëra të nevojshme për foshnjat.
“Sipas planeve tona do të mbledhim ndihma deri të javën e ardhshme, kur do të dërgojmë raundin e fundit të ndihmës. Megjithatë, sipas nevojës do të vazhdojmë fushatën”, tha Buyar Morina.
Sipas tij, thirrjes për ndihmë përveç, turqve, iu përgjigjën edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar.
Ambasada e Tükiye-s në Kosovë ka hapur edhe një xhirollogari për mbledhjen e ndihmave financiare, përkatësisht në Ziraat Bank, dega në Kosovë./KosovaPost/.