Majlinda Kelemendi, përmes një ceremonie shtetërore, sot do të pensionohet si xhudiste aktive, shkruan KosovaPost.net
Me këtë rast do të organizohet një ceremoni nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të mbahet në objektin e institutit “Ali Hadri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00
Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Juniorëve në Paris.
Në vitin 2010, ajo doli e 5-ta në Kampionatin Botëror të Juniorëve në Marok dhe përfundoi e 9-ta në kategorinë 52 kg në Kampionatin Botëror të Xhudos 2010 në Tokio, Japoni.
Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e saj të parë botëror në xhudo, pasi ajo mundi Erika Miranda të Brazilit në ndeshjen e medaljes së artë −52 kg në Rio de Zhaneiro.
Kelmendi e ruajti titullin botëror në vitin 2014.
Ajo humbi vetëm dy herë në vitin 2013 dhe kishte mundur të gjithë në kategorinë e saj, teksa nuk e mbrojti titullin vitin e ardhshëm për shkak të lëndimit.
Në shkurt 2016, ajo fitoi medaljen e artë në Paris Grand Slam, duke e bërë titullin e saj të tretë radhazi pasi e fitoi në 2014 dhe 2015.
Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampionatin Evropian të Xhudos 2016 në Kazan, Rusi.
Në Lojërat Olimpike Verore 2016, ajo u bë kosovarja e parë që fitoi një medalje të artë, për Kosovën në Lojërat Olimpike.
Kelmendi gjatë gjithë karrierës ka fituar 32 medalje të arta, gjastë të argjendta dhe tetë të bronzta.
Bëhet e ditur se kampionja kosovare tani ajo do të vazhdoj punën si trajnere përkrah, mentorit të saj, Driton Kuka.