Sot mbyllet afati që subjektet politike dhe kandidatët të dorëzojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kështu tha kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.
Desku tha se deri më tani janë dorëzuar 18 ankesa, por më shumë janë siç tha ai nga kandidatët për deputet.
Sipas tij, sot në orën 11:00 përfundon afati i dorëzimit të ankesave si nga subjektet politike po ashtu edhe të kandidatëve për deputet.
“Nga momenti i djeshëm ku ankesat filluan në orën 11:00 afati i dërgimit të këtyre ankesave është 24 orë, kështu që përfundon sot në orën 11:00. PZAP ka të drejtë t’i shqyrtoj këto ankesa si dhe të ju kthej përgjigje për 72 orë. Deri më tash janë dorëzuar 18 ankesa, më shumë janë të kandidatëve për deputetë”, ka thënë Desku.
Ndërkaq, PZAP do të ketë kohë tri ditë për të marrë vendim rreth këtyre ankesave. Nëse palët janë të pakënaqura me vendimet e PZAP, atëherë mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme. tlg