Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, më 1 korrik (SOT), do të publikojë raportin e përvjetshëm “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve – 2020”, raporton Kosova Post.
Sipas njoftimit zyrtar, me këtë rast do të organizohet një tryezë diskutimi ku do të prezantohen të gjeturat dhe rekomandimet e raportit.
Pjesëmarrës në këtë tryezë do të jenë: Getoarbë Mulliqi Bojaj – Hulumtuese/Autore e raportit, Gentiana Begolli Pustina – Kryetare e Bordit të AGK-së, Vesa Bala – Moderatore e diskutimit, Imer Mushkolaj – Drejtor Ekzekutiv i KMShK-së, Dren Gërguri – Ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe Yll Zekaj – Menaxher i Programit në Institutin e Kosovës për Drejtësi – IKD.
Raporti paraqet fazën e gjashtë të hulumtimit të zhvilluar në kuadër të projektit rajonal “Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Medieve dhe Sigurisë së Gazetarëve”, financuar nga Bashkimi Evropian./KosovaPost/