Sot qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave, njofton KosovaPost.
Kutitë e votimit në Kosovë janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura për qytetarët deri në 19:00. .
Janë 158 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave. Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 202, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve. Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka nisur sot të shpërndajë materialin zgjedhor përfshirë fletëvotimet, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.