Shkruan: Agim Vuniqi
Deri më tash skena politike e Kosoves ishte e “rehatshme”, ministrit, zevendes ministrit, keshilltaret, deputetet, merrnin para pa bere asnje perpjekje te vogel, ngase elektorati “machiato-men” nuk ishte shume i interesuar per ndryshime.
Tash kane ndryshuar rrethanat, shetitjet e lira te zyrtareve “guxhman” qe strehoheshin ne ambientet e hapura dhe të mbyllura te hotelit “Swiss Diamond” mund t’i gjeje ata te lagur jo nga vezet e ushqyeshme perplote albumine, sepse qytetaret kerkuan te nderrohet menuja, nderroi edhe receta, e cila po i gelltitete taksat e qytetareve me lezet.
Tash e mbas hyçmetlinjtë nuk do te kene më rehatine e shkuarjeve ne Tiranë me dashuriçka, sa here ua donte qefi “edhe sex, edhe meditje”.
Koha e shoqerueseve te dyshekut ndryshoje, perfundoi sfilata e “guxhemeneve” me rrobe te shtrenjeta dhe kravateve me ngjyra te dhezta, tash e mbas duhet t’i blejne nga xhepi privat, jo ai i taxapagueseve, keshtu foli punedhenesi-qytetaret e Republikes se Kosoves, zhurma e fishkellimes se bilbilave kunder plaçkitjes masive te buxhetit tash per tash eshte në pushim, kur te filloje nuk do te ndalet deri në permbysjen definitive te “guxhmeneve”.