Spanja shkarkoi trajnerin një ditë para fillimit të Botërorit

Spanja shkarkoi trajnerin një ditë para fillimit të Botërorit

Trajneri i kombëtares së Spanjës në futboll, Julen Lopetegui, është shkarkuar një ditë para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA), përcjell Kosova Post.

Federata e Futbollit të Spanjës mori vendim për shkarkimin e Lopeteguit, por kjo është vetëm edhe një nga shkarkimet e papritura të pozitave të trajnerëve në futbollin spanjoll.

Pikërisht Lopetegui dje edhe zyrtarisht u bë shefi i ri i stafit teknik të Real Madridit, ku para 12 ditëve befasishëm u largua Zinedine Zidane.

Gjatë dy viteve të fundit Spanja me Lopeteguin në pankinë nuk ka humbur asnjë ndeshje, ndërsa ka realizuar 14 fitore dhe 6 barazime.

Ndonëse në Botëror udhëtuan si favorit, sot nuk e dinë kush do t’i udhëheq nga pankina. Mediat spanjolle lajmërojnë se për zgjedhjen më të ngushtë janë Fernando Hierro dhe Albert Celades.

Related Posts

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra