Një grup prej 250 juristësh spanjollë i ka kërkuar qeverisë së Spanjës me në krye Pedro Sánchez që vendi t’i bashkohet çështjes së gjenocidit kundër Izraelit, padi të cilën Afrika e Jugut dorëzoi më 29 dhjetor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë , me seli në Hagë.
Si vendi afrikan ashtu edhe palestinezët kanë ftuar shtete në mbarë botën që t’i bashkohen nismës.
“Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit i detyron shtetet të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme në mënyrë të arsyeshme për të parandaluar gjenocidin, dhe ndër mjete të tilla është rekursimi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në përputhje me nenin IX të Konventës,” tha një. nga nënshkruesit e peticionit, Ana Manero , profesoreshë e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Carlos III të Madridit.