2.5 tonë drogë të llojit hashash janë sekuestruar nga policia spanjolle, në një jaht, në Alicante.
Tre persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Sipas Guardia Civil, ekzistonte një rrjet kriminal, që i kushtohej trafikut të drogës në Alicante dhe Murcia. Gjashtë nga anëtarët e dyshuar të organizatës u arrestuan në 13 maj, një shqiptar dhe pesë spanjollë të moshës midis 25 dhe 69 vjeç.
Katër nga anëtarët u arrestuan në Kartagjenë, njëri në La Manga del Mar Menor (Murcia) dhe tjetri në Santa Pola (Alicante).
Duke marrë parasysh historinë e disa prej anëtarëve, ata janë një organizatë që konsiderohet e rrezikshme. Disa nga anëtarët kanë të dhëna të shumëfishta për trafikun e drogës dhe njëri prej tyre ka kryer një vrasje, në vitin 2007, në Spanjë, raporton Euro Weekly News.
Tre nga anëtarët, përfshirë kreun e organizatës, janë dënuar me burg ndërsa tre të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.