Këshilli Kombëtar Spanjoll për Kërkime Shkencore (CSIC) ka publikuar imazhe dramatike të vullkanit nga një dron që tregon çarje të sapo zbuluar që shpërthen lavë, transmeton Kosova Post.
Vullkani Cumbre Vieja, i cili ka qenë aktiv që nga 19 shtatori në ishullin La Palma, një nga Ishujt Kanarie në Spanjën jugperëndimore, tashmë 17 ditë vazhdon të nxjerrë hi dhe lavë, shkruan AA.
Lava arriti në Oqeanin Atlantik në fund të shtatorit. Këshilli Kombëtar Spanjoll për Kërkime Shkencore (CSIC) ka publikuar imazhe dramatike të vullkanit nga një dron që tregon çarje të sapo zbuluar që shpërthen lavë.
Përrenjtë e lavës, të cilët tani mbulojnë gati 400 hektarë tokë, shkatërruan 946 shtëpi në ishull dhe dëmtuan qindra të tjera, sipas të dhënave të fundit.
Nga 85.000 banorët e ishullit të vogël, rreth 6.000 u evakuuan.
Më herët, Instituti për Studime Vullkanike i Ishujve Kanarie tha se shpërthimet pritet të zgjasin nga 24 deri në 84 ditë.
Gjatë një vizite në ishull gjatë fundjavës, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, premtoi 206 milionë euro ndihmë për rindërtimin e ishullit.
Vullkani Cumbre Vieja, i cili nuk ka shpërthyer për 50 vjet, vazhdon të nxjerrë hi, tym dhe lavë.
Të dielën pasdite, Instituti për Vullkanologji i Ishujve Kanarie njoftoi se shpërthimet vullkanike po intensifikohen. Lumi i lavës vazhdon të rrjedhë në oqean.