Në Spanjë u zbulua se autorja Carmen Mola nuk ekziston në të vërtetë, por është një pseudonim i përdorur nga tre shkrimtarë.
Në ceremoninë e Çmimit “Planeta”, mbajtur më 15 tetor, autorët e quajtur Antonio Mercero, Jorge Diaz dhe Agustin Martinez dolën në skenë në vend të shkrimtares Carmen Mola, e cila ishte ftuar për të marrë çmimin e sivjetmë, transmeton Kosova Post.
Identiteti i Carmen Mola, e cila ka arritur shitje të larta me librat e saj “La novia gitana”, “La red purpura” dhe “La Nena en Alfaguara”, ishte mbajtur sekret gjithmonë.
Shtypi spanjoll shkroi se shtëpia botuese shpesh thoshte që Mola ishte një mësuese gjimnazi në Madrid dhe nuk donte të binte në sy.
Duke iu përgjigjur debateve pasi e vërteta u zbulua në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Planeta”, tre shkrimtarët spanjollë thanë: “Si tre burra, ne kurrë nuk jemi fshehur pas një gruaje. Ai pas të cilit jemi fshehur, është thjesht një emër.”
Ndërkaq, një librari feministe në Madrid njoftoi se pas këtij incidenti kishte vendosur të hiqte nga raftet librat e Carmen Mola.
Mbetet ende për t’u parë nëse emri Carmen Mola do të vazhdojë t’i dhurojë vepra letërsisë spanjolle edhe pas kësaj ngjarjeje.trt.