Qeveria e ka miratuar kërkesën e ministrisë së Shëndetësisë që me vetëfinancim të ia vazhdojë specializantëve pagesën për muajt nëntor dhe dhjetor.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga kjo mbështetje financiare do të përfitojnë 578 specializantë, përfshirë 58 nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.
“Duke e pasë parasysh numrin e vogël të kuadrove të shëndetësisë krahasuar me numrin e popullsisë te ne për të siguruar qasje në shërbime shëndetësore nën ndikimin e masave të pandemisë COVID-19, ministria e Shëndetësisë e vlerëson angazhimin e specializantëve si çështje me prioritet për vendin, prandaj propozon që për specializantët me vetëfinancim t’iu vazhdohet pagesa edhe për muajt nëntor-dhjetor. Nga kjo mbështetje përfitojnë 578 specializantë, përfshirë 58 nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci”.
Pagesat e specializantëve për muajt nëntor-dhjetor kapin shumën prej 730 mijë eurosh.