Spitali i Fierit është gati për të hapur dyert.
Lajmi u bë me dije nga Ministrja Manastarliu e cila shprehet se ky spital është qendër e ekselencës së sistemit tonë shëndetësor por dhe njësi e transferimit të dijes nga sistemi shëndetësor turk në atë shqiptar.
“Tashmë me një superstaf të përbashkët, për të hapur dyert si qendër e ekselencës së sistemit tonë shëndetësor dhe njësi e transferimit të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, për t’i shërbyer jo vetëm pacientëve të vet po edhe suksesit të kësaj faze të re të ngjitjes së sistemit tonë shëndetësor në majën ku e duan dhe e meritojnë shqiptarët.”, shkruan Manastirliu.