Dayli Mail i është referuar një thirrjeje të shpërndarë në rrjetet sociale nga spitali shtetëror në Queensland në Brisbane të Australisë, sipas së cilës, secili duhet të masturbojnë dhe t’i shijojnë efektet shëndetësore, transmeton Kosova Post.
“Spitali publik në Brisbane, Queensland, Australi, u bëri thirrje qytetarëve të ‘masturbohen’. Thirrja u bë nëpërmjet një postimi të shpërndarë llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook.
Në mesazhin e shpërndarë, banorëve të qytetit iu treguan përfitimet shëndetësore të masturbimit, duke i inkurajuar: “Kapne në dorë!”.
“Masturbimi është një pjesë normale dhe e shëndetshme e përvojës seksuale të një personi dhe është një mënyrë e shkëlqyer për të zbuluar atë që ju kënaq”, thuhet në mesazh.
“Është e rëndësishme që të gjithë ne të përpiqemi të normalizojmë mesazhet pozitive në lidhje me masturbimin në mënyrë që të reduktojmë ndjenjat e turpit e frikës, që lidhen me të. Po ashtu duhet të përmirësojmë shëndetin dhe kulturën seksuale në përgjithësi!”, thuhet në mesazhin e adresuar qytetarëve.
Sipas spitalit, masturbimi stimulon lirimin e endorfinës tek njerëzit, gjë që çon në përmirësimin e shëndetit mendor, uljen e dhimbjeve menstruale dhe afirmimin e trupit.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale komentuan mesazhin e spitalit. Disa e mirëpritën mesazhin, ndërsa të tjerë pyetën nëse llogaria ishte hakuar./KosovaPost/