Autoritetet shtetërore malazeze kanë ndërmarrë operacionin më të madh të arrestimit të spiunëve të dyshuar rusë në Mal të Zi.
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia po kontrollon banesat dhe hapësirat e tjera të disa qytetarëve.
Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, ka deklaruar të enjten se dhjetëra persona janë arrestuar në Podgoricë dhe aksioni po vazhdon ende.
Prokurori special i Malit te Zi, Vukas Radonjiq në një prononcim për mediat tha se policia po kontrollon banesat dhe hapësirat e tjera të disa qytetarëve, për shkak të dyshimit të bazuar se janë kryer veprat penale: krijim i organizatës kriminale dhe spiunazh.
Kujtojmë se Agjencia për Siguri Kombëtare ka njoftuar më parë, se shërbimet ruse kanë qenë mbrapa një sulmi të fuqishëm kibernetik që ka çaktivizuar infrastrukturën shtetërore të teknologjisë informative, në fund të gushtit të këtij viti./oranews