Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se marrëveshja e arritur mbrëmë nuk është fundi i procesit por fillimi i punës dhe njoftoi se Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme Josep Borrell së shpejti do të ftojë liderët e Beogradit dhe Prishtinës në një takim të ri në Bruksel, raporton Kosova Post.
I pyetur nga KP se çfarë mund të pritet më pas: Ai theksoi se “është e rëndësishme të përmbushen marrëveshjet ekzistuese, që është një mesazh që BE-ja e dërgon gjatë gjithë kohës dhe që vlen për të dyja palët”.
Sa i përket hapave të ardhshëm në dialog, Stano thotë se përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme së shpejti do t’i ftojë liderët në një takim të ri në Bruksel.
Përfaqësuesi i Lartë tashmë ka thënë se do t’i ftojë liderët në Bruksel për të vazhduar punën për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e BE-së.
“Sigurisht, ky nuk është fundi i procesit, puna po zgjatet, marrëveshja e arritur mbrëmë nuk është fundi i procesit, por fillimi i punës .
Shpresa është që kjo të na nxjerrë jashtë krizë të përhershme dhe na lejojnë të arrijmë një fazë të re në të cilën do të punojmë për problemet në mënyrë të qëndrueshme dhe për të shmangur krizat e reja”, shpjegoi Stano në konferencën për shtyp.
Ai tha gjithashtu se puna do të vazhdojë në disa nivele dhe se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, po punon shumë për të gjetur një mënyrë për të ecur përpara .
Stano tha gjithashtu se Borell së shpejti do të ftojë presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës që të vijnë në Bruksel për të zgjatur punën për marrëveshjen e arritur dhe për të filluar, siç tha ai, diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në propozimin e ndërmjetësues evropian .