Starbucks do të mbyllë 8 mijë dyqane në SHBA, kjo është arsyeja

Starbucks do të mbyllë 8 mijë dyqane në SHBA, kjo është arsyeja

Zinxhiri ndërkombëtar amerikan i kafesë Starbucks njoftoi se më shumë se tetë mijë dyqane të saj në gjithë shtetin më 29 maj do të jenë të mbyllura pasdite për një trajnim rreth “paragjykimeve raciste”.

Në një deklaratë nga Starbucks në lidhje me vendimin thuhet se “në dyqane do të jepet trajnim për paragjykime raciste, i cili do të parandalojë diskriminimin”.

Në deklaratë thuhet se trajnimi në fjalë do të përfshijë më shumë se 175 mijë punonjës të kësaj kompanie.

Të enjten e kaluar, në një dyqan të Starbucks në qytetin Philadelphia të SHBA-ve dy afroamerikanë ishin ndaluar me pretendim të “hyrjes pa leje”, transmeton aa. Pas rastit në fjalë, para dyqanit ishin mbajtur protesta dhe rasti kishte shkaktuar reagime të shumta edhe nëpër rrjete sociale.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Kevin Johnson, ka thënë se “Disa ditë të fundit i kalova duke e dëgjuar popullin e Philadelphias, duke mësuar se çfarë kemi bërë gabim dhe çfarë duhet të bëjmë për t’i përmirësuar këto gabime”. /KosovaPost/.

You may also like

Nisin punimet në vendkalimin mes Kosovës dhe Maqedonisë

Vendkalimi i shumëpritur Bellanoc-Stançiç, që në Malësinë e