Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka njoftuar se me propozimin e presidentes Osmani do të marrë pjesë në një takim të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë dhe Paqen dhe Sigurinë në SHBA.
Ajo ka thënë se fuqizimi politik i grave është i rëndësishëm për të forcuar sigurinë, paqen e stabilitetin në një shoqëri, shkruan Gazeta10.
‘’Me nomim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Dr. Vjosa Osmani Sadriu, po marr pjesë në takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Uashington DC, SHBA. Pjesëmarrja, fuqizimi politik dhe ekonomik i grave me qëllim forcimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të aftë për t’i kontribuar sigurisë, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm, është shumë me rëndësi. Kosova ka përfituar shumë në këtë drejtim nga partneriteti me SHBA-të. Rruga jonë e fuqizimit të demokracisë, paqes dhe sigurisë mbetet e koordinuar fuqishëm nga ky bashkëpunim i pa cënueshëm.’’, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka thënë se Kosova mbetët projekt i rëndësishëm i vlerave dhe idealeve të demokracisë përendimore dhe ky është vizioni i shoqërisë tonë e cila aspiron standardin më të lartë të shoqërisë
Madje, për shkak situatës së krijuari së fundi për raportet me aleatët, ajo në këtë postim ka theksuar se asgjë nuk mund ta cenoj lidhjen e Kosovës me ShBA-në,
‘’Asgjë nuk e cenon lidhjen e Kosovës me SHBA-të, meqë asgjë nuk cenon vizionin tonë shumë të vendosur për demokraci.’’. ka shkruar ajo.