Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha se “ushtria me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, kishte ngritur nivelin e gatishmërisë luftarake përgjatë kufirit me Kosovën “, por siç tha ai “nuk kishte hyrë askund ku nuk duhej të hynte”.
Ai tha për Pink TV se ushtria serbe ishte “gati për të mbrojtur njerëzit e saj “dhe se ngritja e gatishmërisë luftarake dhe prania e saj përgjatë kufirit me Kosovën ishte “kryesisht një mekanizëm parandalues”.
” Ne nuk po shkelim asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ushtria nuk ka hyrë askund ku nuk duhet të hynte ”, tha Stefanoviq.