Stërnipi i Haxhi Zekës, Gramos Agusholli ka nisur garën për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në parlamentin e Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Kosova Post.
Gramos Agusholli, është i lindur në vitin 1976, në qytetin e Pejës, derisa shkollim fillor dhe te mesëm e përfundoi në qytetin e lindjes, për të vazhduar specializimin si laborant dentar përgjatë viteve të 90 – ta.
“Gramosi rrjedhë nga familje e respektuar në qytetin e Pejës, ku duhet theksuar se i ati, Dr.Shemsedin Agusholli ishte ndër stomatologët e parë në Kosovë, duke qenë pionerë i kuadrove shqiptare në këtë lëmi” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Stërnipi i Haxhi Zekës nis garën për Parlamentin e Kosovës
Gramos Agusholli, është i lindur në vitin 1976, në qytetin e Pejës, derisa shkollim fillor dhe te mesëm e përfundoi në qytetin e lindjes, për të vazhduar specializimin si laborant dentar përgjatë viteve të 90 – ta.
Ai tash është një ndermarrës i sukesshëm, duke drejtuar një laborator dentar në qytet e lindjes.
Gramosi rrjedhë nga familje e respektuar në qytetin e Pejës, ku duhet theksuar se i ati, Dr.Shemsedin Agusholli ishte ndër stomatologët e parë në Kosovë, duke qenë pionerë i kuadrove shqiptare në këtë lëmi.
I ndjeri ka qenë njëri nga themeluesit e LDK-së në Pejë.
Në anën tjetër, ndërmarrësi 45 vjeçar, nga ana e nënës rrjedhë nga një familje fisnike gjakovare.
Ai është nip i Riza Bej Gjakovës – Kryeziut, delegat i Kosovës në Kongresin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, ne vitin 1912, shoqërues dhe bashkëpunëtor i afërt i Isa Boletinit.
Ndër të tjera, Samile Begolli, gjyshja e tij ka qenë mbesa e Haxhi Zekes, duke e bërë atë pasardhës direkt të tribunit të lirisë.
Gramosi në zgjedhjet e 14 shkurtit, është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për të dërguar zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës, me numrin 109 në këtë listë.
Gramosin e Lëvizjes, në zgjedhje mund t’a vitoni me numrin 109.
Gramosi i Lëvizjes! – Voto 109