Stoltenberg i drejtohet Haradinaj me zotëri ndërsa Vuçiqit me president

Stoltenberg i drejtohet Haradinaj me zotëri ndërsa Vuçiqit me president

Përveç që ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës po bëhet në një kohë jo të duhur, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk e njeh as pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Në njoftimin zyrtar sot lidhur me një bisedë telefonike të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Stoltenberg të dytit i është drejtuar vetëm me zotëri, ndërsa të parit me president.