Stoltenberg: Presioni i Trump ishte efektiv

Stoltenberg: Presioni i Trump ishte efektiv

Presidenti francez Emmanuel Macron i mohoi spekulimet se Presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte bërë presion mbi  udhëheqësit e NATO-s për ti rritur shpenzimet e mbrojtjes, nddërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh se megjithatë ndikimi i Trump ishte efektiv, përcjell KosovaPost.

Në konferencën për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u pyet për ultimatumin e Trump i cili  thuhet se përmban kërcënimin e ‘shoqërimit në rast të rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes’.

Stoltenberg tha se Kemi bërë një diskutim shumë të sinqertë dhe se bënë NATO-n më të fortë.

“Kemi bërë një diskutim shumë të sinqertë.  Ky debat e ka bërë NATO-n më të fortë. U lind një ndjenjë e re e urgjencës. Ky debat bëri të qartë se ne do të dyfishojmë përpjekjet tona dhe në të njëjtën kohë mesazhi i qartë i Presidentit Trump (mbi shpenzimet e mbrojtjes) ishte efektiv në aleancë”, bëri të ditur Stoltenberg./KosovaPost.

You may also like

Këto janë fjalët mahnitëse të Ronaldos drejtuar Allegrit

Cristiano Ronaldo ka takuar për herë të parë