“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Raketat dhe dronët ruse vazhdojnë të bien mbi qytetet ukrainase, civilët dhe infrastrukturën kritike, duke shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore”, tha Stoltenberg.
Berlin
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Ukraina po bën fitime të mëdha, por ka paralajmëruar se aleatët perëndimor nuk duhet të nënvlerësojë Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Falë rezistencës heroike të popullit të Ukrainës dhe mbështetjes së paprecedent nga aleatët e NATO-s, Ukraina ka bërë fitime të rëndësishme. Por ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Raketat dhe dronët ruse vazhdojnë të bien mbi qytetet ukrainase, civilët dhe infrastrukturën kritike, duke shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore”, tha Stoltenberg në një fjalim në Konferencës e Sigurisë së Berlinit.
Stoltenberg theksoi se aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të sigurojnë mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke ofruar armë të avancuara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
“Unë përshëndes mbështetjen e fortë të Gjermanisë për Ukrainën, me ndihmën e konsiderueshme financiare, humanitare dhe ushtarake. Ne i shohim ndryshimet që kjo bën çdo ditë në fushën e betejës dhe është me rëndësi mbështetja jonë e mëtejshme”, tha ai.
Shefi i NATO-s po ashtu përshëndeti vendimin e Gjermanisë për rritjen e ndjeshme të shpenzimeve të saj të mbrojtjes, me investime në avionë të ri luftarak, helikopterë, anije dhe nëndetëse.
Ai tha se forcat e armatosura gjermane ‘Bundeswehr’ luajnë një rol kritik në planet e parandaluese dhe mbrojtëse të NATO-s.
“Ne kemi nevojë për një ‘Bundeswehr’ të fuqishme dhe të gatshme me kapacitete të nivelit të lartë në të gjitha fushat. Ne kemi nevojë për industri të fuqishme të mbrojtjes që mund të përmbushë kërkesat, bazuar në sinjale të qarta dhe të qëndrueshme të kërkesës”, tha Stoltenberg.
Sipas tij, kjo “ka rëndësi për sigurinë e Gjermanisë, për sigurinë e Evropës dhe për sigurinë globale”.