Jens Stoltenbergu njoftoi përmes llogarive të tij në rrjetet sociale se ka realizuar një bisedë telefonike me kreun e shtetit turk, transmeton KosovaPost.
Pasi bëri me dije se me Presidentin Erdogan ka diskutuar përqendrimin ushtarak të Rusisë në kufirin e saj me Ukrainën, shefi i Aleancës e vijoi postimin e tij me këto fjalë: “E falënderova atë për mbështetjen aktive dhe angazhimin personal në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje politike, si dhe mirëprita mbështetjen e fortë praktike të Turqisë për Ukrainën. NATO-ja mbetet e gatshme për dialog.”