Në zonën Emirdağ në qytetin Afyonkarahisar të Türkiye-s (Turqisë), studentja 21-vjeçare shtetasja belge Anizet Heloise ka pranuar Islamin, transmeton Kosova Post.
Në një deklaratë nga media sociale e Myftinisë së rajonit thuhet se në ceremoninë e konvertimit të mbajtur në institucionin e myftinisë në praninë e zëvendës myftiut rajonal Mehmet Aydınalp, u kënduan pjesë nga Kurani ndërsa Heloise-s nëpërmjet përkthyesit iu shpjeguan kushtet e besimit dhe të Islamit.
Më pas Heloise shqiptoi shehadetin dhe u bë muslimane.
Shtetases belge Heloise iu dhurua një Kuran, libër për njohuri fetare dhe “dokumenti i konvertimit”.
Heloise e cila gjithashtu vendosi emrin Leyla, në një deklaratë tha se arsyeja që ka zgjedhur fenë Islame është se ka gjetur qetësi me logjikën dhe gjetjen e përgjigjeve të pyetjeve të saj./aa