Një stuhi masive dimërore ka pushtuar bregdetin lindor të ShBA-së, duke ndaluar fluturimet, duke mbyllur vendet e vaksinimit dhe duke bërë që New York-u të ‘ngecë’.
Nga e hëna pasdite, 48 centimetra dëborë ka rënë tashmë në një pjesë të New Jersey, Pennsylvania dhe 43 cm në New York.
Në New York City dhe New Jersey është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Shërbimi Kombëtar i Motit në ShBA tha se stuhia do të ngjitet në New England, përpara se të tërhiqet të martën.
Në New Jersey, Guvernatori Philip Murphy pezulloi udhëtimet e autobusëve dhe hekurudhave të shtetit të hënën. Urdhri i tij i urgjencës lejon autoritetet të mbyllin rrugët dhe të evakuojnë shtëpitë.
Më shumë se 1,600 fluturime janë anuluar në aeroportet kryesore, duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Lirisë Newark, Aeroportin John F Kennedy dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias. Në Aeroportin La Guardia të New York, të gjitha fluturimet u pezulluan që nga e hëna në mëngjes./kk