Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka vendosur të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme për Teksasin, duke hapur rrugën për më shumë fonde federale për t’u dalë në ndihmë banorëve që po përballen me stuhinë dimërore.
Energjia po kthehet dhe temperaturat po rriten, por rreth 13 milionë njerëz ende po përballen me vështirësi për të siguruar ujë të pastër./kk
Biden ka thënë se ai do të vizitojë Teksasin.
Gati 60 vdekje janë shkaktuar nga moti i ftohtë në të gjithë SHBA-së.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki konfirmoi se Biden i ka kërkuar ekipit të tij që të shpejtojë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.