Një stuhi bore me borë të madhe dhe akull ka goditur pjesët lindore të Shteteve të Bashkuara dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për rreth 145,000 konsumatorë, raportoi Reuters të hënën, përcjell KosovaPost.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se stuhia, me borë, shi të akullt dhe erëra të forta, goditi fillimisht bregun juglindor të Atlantikut qendror dhe arriti në New England dhe Kanada.Bora e madhe ka goditur malet Apalachian dhe kushtet e akullit do të vazhdojnë të martën, paralajmëron NWS.
Për shkak të motit të akullt, u dha një alarm që përfshin më shumë se 80 milionë njerëz. Për shkak të motit të keq, rreth 3000 fluturime u anuluan mbrëmjen e së dielës dhe 4200 fluturime u vonuan.
Karolina e Jugut dhe e Veriut, Virxhinia dhe Xhorxhia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar për gjendjen e rrezikshme të rrugëve gjatë gjithë rrugës nga Arkansas në jug deri në Maine në veri të kufirit me Kanadanë.
Stuhia mund të shkaktojë edhe përmbytje në zonat bregdetare dhe sipas NWS, erërat mund të arrijnë shpejtësi uragani