Në rajonin e Atikës është ndërprerë mësimi në shkollat fillore dhe të mesme, transmeton Kosova Post.
Stuhia “Ballos” goditi Greqinë ndërsa sipas të dhënave të fundit, ka humbur jetën të paktën një person, shkruan AA.
Në Greqi ka rënë shi disa ditë ndërsa bariu 69-vjeçar që u zhduk mbrëmjen e së enjtes në jug të ishullit Evia është gjetur i vdekur, theksoi në njoftim Brigada zjarrfikëse.
Ishulli u godit nga një stuhi e fuqishme për herë të dytë në më pak se shtatë ditë.
Mijëra persona kanë qenë të ngujuar në automjetet e tyre në rajonin e Atikës.
Mediat lokale bënë të ditur se të enjten pasdite një autobus mbeti në ujë në periferitë jugore të rajonit të Atikës. Pasagjerët u panë duke zbritur nga autobusi dhe duke kaluar nëpër ujë që pothuajse kishte arritur deri në bel.
Në rajon është ndërprerë mësimi në shkollat fillore dhe të mesme.