Bora mbuloi kryeqytetin grek të Athinës pas një stuhie të fortë që bëri që qeveria të shpallte ‘pushime’ në disa pjesë të vendit.
Ndërsa bora është e zakonshme në malet greke dhe në Greqinë veriore, është më pak e shpeshtë në Athinën qendrore dhe në ishujt e Egjeut, shkruan Euronews.
Vitin e kaluar, një stuhi e madhe bore shkaktoi probleme të rënda në kryeqytet, duke ndërprerë energjinë elektrike për ditë të tëra.
Më poshtë gjeni imazhe se si stuhia ndikoi në Athinë këtë javë.
Qyteti i Athinës me kodrën Lycabettus është mbuluar me borë gjatë një reshje bore, më 24 janar 2022
Njerëzit ecin në mes të rrugës gjatë reshjeve të borës në Agios Steganos, në veri të Athinës, më 24 janar 2022.
Një burrë pastron një trotuar gjatë reshjeve të borës në Agios Steganos, në veri të Athinës më 24 janar 2022.
Njerëzit ecin në sheshin Sintagma të mbuluar me borë gjatë një stuhie bore në Athinë, Greqi më 24 janar 2022.
Tempulli antik i Zeusit i mbuluar me borë gjatë një reshje bore, në Athinë, më 24 janar 2022.
Turqia u mbulua gjithashtu me borë, me autoritetet në Stamboll që bllokuan shërbimin e autobusëve ndërqytetës.
Shkollat në të gjithë Turqinë janë mbyllur për një pushim dimëror, por universitetet kanë ndërprerë mësimet për dy ditë. Zyrat publike dhe qendrat tregtare u mbyllën herët.
Zyra e guvernatorit të Stambollit njoftoi se nëpunësit civilë do të lejohen të qëndrojnë në shtëpi të martën, me përjashtim të atyre që janë të punësuar në sektorët e sigurisë, shëndetësisë dhe transportit.
Njerëzit ecin në dëborë në Stamboll më 24 janar 2022.
Varkat turistike u ankoruan në Bririn e Artë me Xhaminë Suleymaniye në sfond në Stamboll më 24 janar 2022