Luis Suarez ka ende nostalgji për Spanjën. Sulmuesi i Atl Madrid, u largua me vetëm një telefonatë nga Koeman në verën e vitit 2020.
Suarez në një intervistë me gazetarin spanjollë, Gerard Romero ka folur për shumë gjëra rreth Barcelonës.
Rikthimi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG: “Kur shënova golin e parë e dija që do të ktheheshim. Ne ishim të bashkuar dhe dolëm të fortë, Neymar ishte i mahnitshëm atë natë dhe Luis Enrique mbajti një fjalim shumë motivues”.
A mund Xavi të drejtojë ‘Blaugranët’: “Xavi mund të trajnojë Barçën tani, ai ka aftësinë dhe njohuritë, por do të ketë nevojë për durimin e tifozëve dhe shumë prej saj. Kjo është arsyeja pse thashë pak ditë më parë se nuk e di nëse është koha e duhur”.
A mund ta përfundoni karrierën në SHBA me Leo Messin: “Nuk e di. Kur të përfundoj kontratën me Atleticon dhe Leo do të përfundojë aventurën te PSG, do të shohim”, tha Luis Suarez.