Suedia njoftoi sot se do të lejojë eksportin e armëve në Turqi.
Vendimi do të thotë se Suedia, e cila ka kërkuar anëtarësimin në NATO së bashku me Finlandën fqinje, do të heqë embargon e armëve të vendosura nga Ankaraja në vitin 2019 pas operacionit ushtarak të Turqisë kundër policisë kurde, raporton AP.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar se do të bllokojë anëtarësimin e dy vendeve nordike në NATO, duke këmbëngulur që ata të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj grupeve rebele kurde që Turqia i konsideron terroriste dhe të heqë embargon e armëve ndaj Turqisë. NATO vepron me konsensus, ndaj është i nevojshëm miratimi i Turqisë.
Delegacioni suedez në Ankara pritet të diskutojë javën e ardhshme kërkesat e Turqisë për ekstradimin e personave të kërkuar nga Turqia.