Rastet kur personat largohen nga shtëpitë e tyre pa ndonjë paralajmërim nuk janë të pakta në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Suharekë, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se një familjare e ka raportuar rastin në Polici se dikush mungon nga familja e saj.
Në njoftimin e Policisë, thuhet tutje se viktima ka lënë shtëpinë dhe është larguar pa informuar dikë nga të afërmit se për ku është nisur.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa rasti është duke u hetuar./KosovaPost/