Rrjeti libanez Al-Mayadin raportoi se disa ushtarë amerikanë u plagosën pasi disa raketa goditën bazën e tyre në provincën Deir ez-Zor të Sirisë, përcjell Kosova Post.
Agjencia libaneze Al-Mayadin të martën në mbrëmje raportoi se individë të panjohur qëlluan me raketa në pozicionet ushtarake amerikane në provincën Deir ez-Zor të Sirisë. Rrjeti citoi korrespondentin e tij në Siri të thoshte se raketat e lëshuara nga persona të panjohur goditën një bazë të SH.B.A.-së në rafinerinë e gazit Koniko e cila ngritur në pjesën veriore të provincës Deir ez-Zor.
Al-Mayadin raportoi se asnjë grup ose individ nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet me raketa. Provinca veriore siriane është nën kontrollin e milicive kurde siriane të mbështetur nga SHBA. Ky ka mbështetur militantët që nga pushtimi duke dërguar pajisje dhe trupa, veçanërisht në zonat e pasura me naftë. Në vitin 2017, militantët nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) pushtuan rafinerinë, e cila thuhet të jetë unike në prodhimin e gazit në Siri dhe rajon dhe pas përplasjeve me elementët e ISIS ata ngritën flamurin Amerikan nga frika e sulmeve turke ose siriane.
Uebfaqja e Al-Ain e Sirisë në prill të vitit 2020, njoftoi se baza amerikane në rafinerinë e gazit Koniko u emërua baza më e madhe e SHBA në Siri dhe shkroi se elementët e ISIS kishin sulmuar disa herë bazën. Qeveria siriane e konsideron të paligjshme pushtimin dhe praninë e forcave amerikane në vend dhe ka dënuar vazhdimisht këtë prani dhe i ka bërë thirrje Uashingtonit që t’i japë fund mbështetjes së tij për terroristët, separatistët dhe pushtimit./pt/