Familja Imeri shpërthimin e akuzave të Isa Mustafës ndaj presidentes Osmani, e sheh si joparimor.
Sulmet e Mustafës, ajo i konsideron thjesht, ‘shigjeta letrash’, dhe se figura e Presidentes është e papërkulshme.
Kjo familje, që e ka të vrarë anëtarin e saj menjëherë pas luftës, arsimtarin dhe përkthyesin Haki Imeri, mendon se pakënaqësia e Mustafës është e motivuar, nga fakti se gjykata speciale, nuk e ka lejuar lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit Hashim Thaçi, me të cilin ish-kryeministri bashkëpunonte ngushtë.
Lexojeni të plotë reagimin e familjes Imeri:
Sulmet e Isa Mustafes (një shërbëtori të SHIK-ut dhe hajnit të 3%) ndaj Presidentes Osmani janë vetëm për faktin se Mustafai nuk është mësuar të shoh institucionet e Kosovës me njerëz të dinjitetshëm siç është Presidentja e Osmani.
Por, ka edhe ca tjerë-a që u mungon i pandehuri andaj shigjetat e tyre prej letre nuk mund ta cenojnë e lë më ta godasin fortifikatën Presidente.
Siç duket Gjykata Speciale (Amerikane) ia paska refuzuar “Gjarpnit” lirimin përsëri…
Presidente më të mirë nuk ka pas Kosova se Vjosën, prej Ibrahim Rugovë e këndej./BSot