Disa persona janë plagosur dhe disa të tjerë kanë vdekur, pas sulmit me raketa në fshatin Desna pranë Chernihiv, sipas një deklaratë të guvernatorit të qytetit. Në një video të postuar në Facebook, Viacheslav Chaus pretendoi se Rusia lëshoi katër raketa rreth orës 05:00 me kohën lokale, sipas BBC.
“Paraprakisht kemi disa të vdekur dhe shumë të plagosur”, tha ai.
Dy nga raketat goditën ndërtesat në fshat, vazhdoi Chaus, pa sqaruar nëse këto ishin objekte banimi apo industriale.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.