Një burrë në Indi sulmoi disa adoleshentë mysliman me arsyetimin se po pinin ujë nga tempulli indian, transmeton Kosova Post.
Të rinjtë myslimanë u rrahën brutalisht vetëm se kishin pirë ujë nga një tempull i vendosur në Uttar Pradesh, afër kryeqytetit, New Delhi, në Indi.
Sulmuesi, emri i të cilit u përshkrua si Shringi Nandan Yadav, fillimisht goditi djalin mysliman me emrin Asif me arsyetimin se po pinin ujë nga tempulli dhe më pas kishte goditur me shkop të hekurt me ç’rast ju ka shkaktuar lëndime në trup e fytyrë.
Lëvizja e të rinjve muslimanë në mediat sociale alarmuan rastin në fjalë dhe e protestuan rastet e tilla të dhunshme në mediat sociale.
Më pas policia arrestoi sulmuesin. “Ai aktualisht po mbahet në paraburgim dhe po merret në pyetje”, kumtoi policia./KosovaPost/.