Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, raporton Kosova Post.
Bëhet fjalë për një rast i cili ka ndodhur në një lokal në Prishtinë, më datë 01.07.2021.
Këto janë detajet nga raporti i policisë:
“Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se brenda në një lokal ishin sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë me të cilët më parë kishin pasur një problem. Si pasoj e rastit dy viktimave të rastit iu ka ofruar tretmani mjekësor ndërsa janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë ku nga të njëjtit janë konfiskuar, një pistoletë me 12 copë fishek për të cilën posedonte leje dhe një pistoletë plastike (lodër).”
Në raport po ashtu vihet në dukje se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar./KosovaPost/