Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), është njoftuar nga drejtoria e Klinikës Infektive, se mbrëmë nga familjarja e një pacienti, në vendin e punës është sulmuar infermieria Z. M, e angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë.
ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj infermieres, duke kërkuar sërish nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme këto që kohëve të fundit janë shpeshtuar.
Punëtorët shëndetësorë të ShSKUK-së që nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me orar të stërzgjatur, me angazhim maksimal për të ofruar shërbimet e nevojshme ndaj pacientëve, thuhet në komunikatë.