Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një person i dyshuar për sulm me thikë, ka përfunduar në prangat e kësaj të fundit, transmeton Kosova Post.
I dyshuari raportohet ta ketë sulmuar me thikë vëllain e tij.
Rasti fjalë ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 12:40.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka therur me mjet të mprehtë- thikë, viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij. Viktima, për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore gjatë bastisjes në banesën e tyre, kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra dhe substanca të dyshuara narkotike marihuan”, njofton Policia.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /KosovaPost/