Bukuroshja Arta Nitaj është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur nga mijëra shqiptarë në rrjetet sociale.
Ajo ka afro 310 mijë ndjekës vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ndiqet jo vetëm nga fansa shqiptarë, por edhe të huaj.
Madje një nga këta “të huajt” është edhe vet futbollisti i famshëm holandez, Memphis Depay.
Ky i fundit është i njohur për karrierën e tij të suksesshme në futboll dhe aktualisht luan për ekipin e Barcelonës.
Depay është i ndjekur nga afro 13 milionë ndjekës në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ndërsa ndjek aktualisht 924 profile.