Pas transferimit të Lukakut, ekipi londinez Chelsea do të vazhdojë me largime të tjera në skuadër.
Chelsea tani është afër marrëveshjes për shitjen e Michy Batshuayi tek Besiktas, raporton ‘SkySports’.
Sulmuesi 27-vjeçar belg ka qenë i huazuar në Crystal Palace, Valencia dhe Borussia Dortmund.
Chelsea nënshkroi me Batshuayi për 33 milionë funte nga Marseille në 2016 dhe ai ka shënuar 25 gola në 77 paraqitje për blutë në total.
Pas Armando Brojës që e huazoi tek ekipi i Southampton, dhe Olivier Giroud i cili nënshkroi kontratë dy-vjeçare me AC Milan disa ditë më parë, blutë duket se do të pastrojnë komplet repartin e sulmit, me Batshuyai dhe Abraham që janë të radhës që nuk do të jenë pjesë e planeve të Tuchel.
Transferimi i Batshuyait tani është afër të ndodhë për tek Besiktas, e po ashtu edhe i Abraham tek Roma.