Dje, i nominuari i Republikës së Kosovës për Sekretar të Përgjithshëm në Këshillin për Bashkëpunimin Rajonal (Regional Cooperation Council – RCC) z. Veton Surroi, realizoi një takim me zv. Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Faruk Kaymakci, transmeton Kosova Post.
Z. Surroi prezantoi planin dhe vizionin e tij lidhur me perspektivën rajonale, projektet zhvillimore, e domosdoshmërinë e ndërtimit të harmonisë dhe paqes së qëndrueshme për të gjitha vendet anëtare.
Ja postimi i plotë i Kaymakçı në llogarinë e tij në rrjetet sociale:
Kaymakçı tha, “Kam dëgjuar për vizionin e kandidatit të Kosovës për Sekretarin e Përgjithshëm të KBR-së, Veton Surroi. Unë shpreha mbështetjen time të plotë për këtë nismë e cila promovon bashkëpunimin edhe të Turkiyes në Evropën Juglindore dhe theksova rëndësinë e proceseve të BE-së për Evropën Juglindore.”
Surroi, nga ana tjetër, falënderoi Kaymakçin për mundësinë e takimit dhe tha: “Jemi mirënjohës që na është dhënë një mundësi e madhe për të diskutuar për rajonin tonë si një projekt paqësor në aspektin e integrimit evropian, zhvillimit dhe sigurisë në një kohë gjeopolitike.